Pak histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.
Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”
Politika
Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.
Ekonomia
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .
Kultura
Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e “Baletit Rajonal Puljez ” ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates
Arkitektura
Gjirokastër, shtëpi muze
Turizmi
Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane “Antionea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.
Transporti
Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tirane-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Aktualisht po punohet për ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit.
Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te Lugines se Drinos.Ky aeroport i ndertuar ne vitet ‘30 nga italianet ka pase funksionuar si nje pike lidhjeje e Gjirokastres me qendrat e tjera te Shqiperise.Sot aeroporti me pak investime mund te kthehet edhe ne nje qender per turizmin dhe sportet e ajrit.
Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e një anije ne luginen e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t’i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.