Qer 26
Horoskopi 2008
icon1 albjug | icon2 Pa kategori | icon4 06 26 2008| icon3Komento »

Akrepi

Akrepi [2008]->Dashuria: Vit i turbulluar per

Akrepet. Shume takime te reja sidomos ne

Pranvere edhe vere, ku nuk perjashtohet

mundesia e nje tradhetie apo nje

historie te shkurter. Kush perjeton nje

lidhje te gjate do te kete sigurisht

supriza, nuk priten kriza. Puna: Uljet

dhe ngritjet nuk do mungojne ne

karrieren tuaj. Nuk do jete nje vit

stabel per ju, do jeni perher ne ankthin

e nje levizje te pritur. Jane te

pakeshillueshme investimet kete fillim

viti, nje qetesi ne pune do vij nga

Shtatori dhe me pas. Studentet e sapo

lauruar do kene mundesi te medha per te

gjetur nje pune te re. Fati: Akrepi do

te perjetoj nje vit teper te levizshem.

Do keni shume mundesi qe te thoni ‘kete

here pata fat’ Shendeti: Sikur edhe puna

edhe shendeti do kete luhatje te

theksuara, ulje edhe ngritje te

shpeshta. Perkujdesuni ne menyre te

theksuar per shendetin tuaj.

Binjaket

Binjaket [2008]->Dashuria: Sfera e ndjenjave do

jete gjithnje me afer Binjakeve ne vitin

2008. Kush eshte ne kerkim te nje

partneri do kete mundsine te bej nje

zgjidhje midis shume altarnativave.

Keshillohet te bejne kujdes ne vendimin

e tyre. Per ata qe jetojne nje lidhje te

qendruashme dhe te forte mund te jete

viti vendimtar per vazhdimesine e

lidhjes. Puna: Viti 2007 ka qene nje vit

teper impenjues. Urani edhe Jupiteri

kane sjelle disa pengesa gjate gjithe

vitit, pak lek edhe shume

mosbesim. Fillimi i 2008 nuk do te

sjelle menjehere permisimet e

shumepritura prej jush, por me

perkrahjen e planeteve ne shenjen tuaj

do kuptoni qe problemeve tuaja po u vjen

ora e fundit. Ndoshta do jeni te

detyruar te beni zgjidhje te

rendesishme, por kini besim qe do jete

zgjidhja me e mire. Fati: Do te

rrotullohet diku nga mesi vitit rrota ne

anen tuaj. Nuk eshte viti i shume pritur

per ju ku fati do rrethoj cdo gje qe ju

perket. Yjet thone qe nuk keni nevoje

per shume fat, qe te perfundoni planet

tuaja ju mjafton vullneti edhe

perkushtimi per kete gje. Shendeti:

Duhet te jeni te kujdesshem sepse cfare

do ju ndodh kete vit, mund te jete

vendimtare per shendetin tuaj edhe ne

vitet ne vazhdim. Mos e lini kurimin

tuaj pas dore, pasi kjo do te sjelli

probleme te rende ne te ardhmen.;

Bricjapi

Bricjapi [2008]->Dashuria: Te gjithe astrologet

jane dakort kur thuhet qe 2008 do jete

viti i Bricjapit. Personat singel do

jene teper me fat ne sferen e ndjenjave.

Per ata qe sapo kan mbyllur nje histori

te rendesishme ne nje menyre te hidhur

do kene mundesine te bejne njohje te

reja, qe shume shpejt do kthehen ne

dicka serioze. Stabilitet per ata qe

kane nje lidhje. Puna: Kombinimi i

Uranit, Jupiterit edhe Saturnit do ju

sjelle nje ulje te lehte ne pune. Per ke

eshte ne pritje te nje rritje ne detyre

ky eshte momenti me i pershtatshem. Me

ne fund erdhi momenti juaj, ku do te

shihni frutet e nje pune te gjate edhe

te lodhshme. Suksesi nuk do ju mungoje

kete vit. Fati: Sic e thame edhe me

siper, cdogje do jete e lehte kete vit

per ju. Ky eshte momenti juaj. Shendeti:

Duhet te jeni ne 100% te shendetit tuaj

per te shfrytezuar ne maksimum vitin e

arte qe ju rezervohet. Kushtojini

vemendje shendetit tuaj.

Dashi

Dashi [2008]->Dashuria: Miresia qe shihen ne

shenjen e dashit parashikohet pozitive

persa i perket sferes se ndenjave,

sidomos persa i perket lidhjeve te fund

2007-es. Kush ka filluar nje lidhje

sentimentale ne 2007 ka per ta shijuar

mese miri ne 2008. Ata qe ne 2007 nuk

ishin te perzgjedhurit e fatit ne 2008

kane per te perjetuar lindjen e nje

ndjenje te re ne 2008. Parashikohen

njohje te reja mbase per dike edhe

njohja e shpirtit binjak. Beni kujdes

nga fundi i vitit, kur Marsi do ndodhet

ne nje pozicion aspak ne favorin tuaj

dhe kjo mund te sjelle lindjen e

mosmarrveshjeve apo grindjeve. Puna:

Dashi vjen nga 2 vite te favorshme edhe

te suksesshme ne sferen e karrieres, kjo

fale pozicionit te favorshem te Saturnit

ne shenjen e Luanit. Viti 2008 do jete

me teper nje vit ku do shijoni me teper

frutat e punes por nuk parashikohen

ngritje ne karriere. Kush do tentoje ne

menyre impulsive do tentoje te rifreskoj

karrieren e tij, keshillohet te tentoj

pasi ka mundsi te shumta qe te arrije

cfare pretendon. Fati: Nuk do jete nje

vit per te kujtuar pasi eshte sfera me

pak e suksesshme per Dashin ne

2008. Shendeti: Parashikohet nje shendet

relativisht me i mire se vitet e fundit.

Demi

Demi [2008]->Dashuria: Edhe per Demin ky vit

parashikohet te kete rrjedhen e 2007 ne

sferen e ndjenjave. Mundesite ne fushen

senmentale jane teper te favorshme, por

edhe nje konfuzion i pranishem eshte i

pritshem ne mardhenie. Viti 2008 do jete

nje vit i suksesshme ne sferen e

ndjenjava, por jo me shume se vitet e

kaluara. Puna: Priten ndryshime ne kete

fushe, do keni nevoje per aftesite tuaja

qe te shfytezoni ne favorin tuaj

ndryshimet e pritshme ne karrieren

tuaj. Mundesite do te jene te shumta,

sidomos pas muajit Prill. Periudha e

arte qe do ju perkrahe ne pune nuk do

jete me teper se fundi i Nentorit. Fati:

Duket sikur ky vit do i buzeqesh te

lindurve te shenjes se Demit. Do jeni te

rrethuar nga fati qe nuk do ju mundoj ne

cdo fushe dhe cdo moment. Keshillohet te

mos e perdorni kete fat ne lojrat e

fatit. Shendeti: Ky do jete nje vit jo i

favorshem per shendetin tuaj, ku nuk do

mungojne semundjet kalimtare te stineve

sidomos asaj te ftohte. Keshillohet te

kujdeseni sa me shume per shendetin

tuaj.

Gaforrja

Gaforrja [2008]->Dashuri: Sic mund ta shihni edhe

nga vota qe ju kane vene yjet nuk do

jete nje vit memorial per Gaforren, ku

veshtiresite fillojne pikerisht nga

sfera e ndjenjave. Moshmarrveshjet me

partnerin mund te cojne ne krize

raportin tuaj. Kujdes, jini sa me shume

tolerant, te kuptueshem edhe

delikat. Per kedo qe eshte singel, asnje

e re deri ne Pranvere ku sebashku me

lulet do lindi edhe pasioni juaj qe me

pas ne Vere parashikohet te jete teper i

zjarrte. Puna: Puna do jete e

privilegjuara e fundit ne 2007 per te

gjithe Gaferret. Me mire te prisni kohe

me te mira edhe kete vit kenaquni me ate

qe keni. Situata pritet te rregullohet

nga Nentori i 2008-es e me pas. Fati:

Yjet lajmerojne se fati ne 2008 do i

harroj te gjithe te lindurit nen kete

shenje. Kjo nuk do te thote qe do jeni

te perndjekur nga tersi apo fati i zi

thjesht qe mos prisni te reja mahnitese

sepse nuk do te vijne kete

vit. Shendeti: Do te keni nje renie te

lehte te shendetit ne fillim te 2008 por

nga Prnvera do te rikuperoni formen tuaj

te perhershme. Vera do jete maksimumi i

shendetit tuaj.

Luani

Luani [2008]->Dashuria: Arritje teper te mira

per Luanet ne sferen e dashurise, qe

duke filluar nga fillimi i 2008 do

gjenden ne nje situate teper te

favorshme. Viti 2008 do jete viti i

sakte per te kaluar nga nje lidhje ne

dicka me te fuqishme. Puna: Saturni

largohet nga shenja juaj, kjo paraprine

nje periudhe shume favorizuese. Duhet te

shfrytezoni cdo njohuri edhe aftesine

tuaj e fitur ne 2 vitet e fundit per te

arritur cfare deshironi. Kujdes per

Luanet e rinje ne moshe, qe hyjne ne

boten e karrieres edhe te studimeve

sepse situata nuk do jete teper

frutdhenese pa impenjimin tuaj. Fati:

Mos provoni fatin tuaj neper lloto te

ndryshme, me mire perqendrohuni ne

investimet e sigurta. Nqs do te keni

durimin te prisni pakez, fati do ju

sjell edhe cka ju nuk e

prisnit. Shendeti: Edhe shendeti eshte

teper i mire per Luanet. Do ndiheni

teper me energji pozitive kete vit. Keto

do ju nevojiten per te perballuar

pengesat e shumta qe nuk do mungojne ne

shenjen tuaj.

Peshorja

Peshorja [2008]->Dashuria: Jo mire, per shkak te

Aferdites e cila trasmeton gjithe

miresine e saj te Virgjeresha. Shume

Peshore kete vit do jen te vemtuar dhe

kjo per nje kohe relativisht te

gjate. Duhet te jeni me te kujdesshem,

te raflektoni me mire por kurrsesi jo te

trishtuar. Puna: Mundesite e pakta ne

sferen e ndjenjave, jane krejt te

kunderta me ate te punes. Do te keni me

shume perqendrim edhe energji pozitive

ne pune, kjo me teper e ndikuar nga nje

zhgenjim sentimental. Situtat e te

ashtuquajtures pune energjike do te

vijne nga fundi i 2008 dhe ne

vazhdim. Fati: Do keni disa raste edhe

pse te vogla, ku fati do jete ne krahun

tuaj, por kjo jo per te gjithe te

lndurit e shenjes se Peshores. Shumica

duhet te perkushtohet me teper edhe te

mos pres shume nga fati, pasi mund te

hasin vetem zhgenjimin. Shendeti: Nuk do

mungojne momentet e stresit, ku do kete

edhe perkrahjne e lodhjes. Do te kete

nje qetesi shendetsore nga fundi i

2008. keshillohet nje ndalese e

aktivitetit per ti lene vendin

pushimeve.

Peshqit

Peshqit [2008]->Dashuria: Viti 2008

karakterizohet nga nje rivalitet

ndermjet Saturni dhe Uranit. Kjo gje do

ju veri shpesh here ne udhekryq, do ju

duhet te beni zgjidhe te rendesishme por

qe do te kene rendesi te vecante ne

jeten tuaj. Njohje te reja, stimuluese

edhe deri diku te rezikshme. Kujdes ne

zgjedhjet tuaja. Puna: Rivaliteti

ndermjet Saturnit dhe Uranit do te sjell

Aferditen ne shenjen tuaj dhe do te

stabilzoj sferen e punes dhe te

aktivitetit tuaj, gje qe nuk mundi ta

bente ne sferen e ndjnenjave. Pas veres

do shihni qe do ju hapen shume dyer, ku

ju vec duhet te zgjidhni nje te

pershtatshme. Fati: Fati do jete ne

nivelin me minimal kete vit ne krahasim

me 3 vitet e fundit. Mundohuni te

mbeshteteni me shume ne forcat edhe

mundesite tuaja. Shendeti: Mund te

mendoni se ky eshte miti i sprapte per

ju, por nuk eshte e vertet shendeti

eshte ne maksimum. Asgje per tu

shqetesuar, shendeti eshte me i

rendesishem.

Shigjetari

Shigjetari [2008]->Dashuria: Perkrahja e Plutonit

do te sjelle takime te reja per te

gjithe ata qe jane singel. Per personat

qe jane cift ky vit cilesohet si viti i

sproves, pasi krizat do jene prezente

perher. Nuk do jete viti i duhur per te

kaluar nga nje lidhje thjesht

sentimental ne martese. Puna: Ngjarje te

papritura do ju cojne ne marrejn e disa

vendimeve jo te matura edhe te

detyruara. Saturni nga fundi i vitit do

te japi ate mundesi qe prej shume kohesh

po prisje. Kjo do sjelli nje atmosfere

pozitive ne krahasim me fillimin e

vitit. Vendimet e marra kete vit do jene

vendimtare per shume kohe me pas. Fati:

Duhet te ndergjegjsoheni qe ne 2008 mund

te mbeshteteni vetem te forcat edhe

mundesite tuaja. Nje cope e vogel fati

natyrisht nuk do ju mungoj por nuk mund

ti besoni shume. Shendeti: Lodhje e

stres kjo eshte pasqyra e shendetit tuaj

ne 2008. Pushimet edhe argetimi jane

teper te keshillueshme per Shigjetaret

Ujori

Ujori [2008]->Dashuria: Vit teper i suksesshem

ne sferen e ndjenjave. Duhet te

perqendroheni edhe te merrni me te miren

nga situatat qe do ju paraqiten. Mmesi i

2008 eshte periudha juaj me e mire fale

pranise se Aferdites ne shenjen tuaj.

Nga fundi i vitit gjerat do te zbehen

disi. Puna: Do te mbizoteroj qetesia ne

pune. Nuk do te keni ndonje ndryshim sic

prisni prej vitesh, por nuk mund te

themi qe do keni keqesime, cdogje e

ndaluar persa i peket kesaj sfere.

Gjerat priten te drryshojne drejtimin e

tyre nga fundi i 2008 ku mund te arini

cfare keni parashikuar. Fati: Jo nje vit

me teper fat ky per te lindurit e

shenjes se Ujorit. Do jete deri diku i

njejti fat si ne 2 vitet e

kaluara, parashikohet nje periudhe aspak

e mire ne Pranvere. Shendeti: Semundjet

e stineve ju japin perher nje befasi.

Shendeti do jete ne maksimum ne Vere

edhe gjithe pjesen e dyte te vitit

Virgjeresha

Virgjeresha [2008]->Dashuria: Mire, madje shume mire

eshte sfera e ndjenjave per te lindurit

e shenjes se Virgjereshes. Aferdita do

te hyje ne shenjen tuaj dhe do te jete e

lehte qe te shoqeroheni nga miresia. Per

ke eshte cift cdogje shkon si e

deshironi ju. Kush eshte singel,

keshillohet: lereni zemren qe te vendos

per ju. Puna: Muajet e pare te 2008 do

te gjeni nje qetesi edhe lehtesim te

shume pritur. Per ata qe kane vendosur

ti hyjne punes kete vit keshillohet qe

te ecin perpara, te mos shohin pas sepse

vetem do humbni kohe te cmuar, qe nuk do

ju favorizonte aspak. Parashikohet nje

vit plot me pengesa edhe veshtiresi si

ne pune edhe ne studim. Fati: Mund t’ju

ndodhe cdogje. Kush nuk ka kurajon te

rrezikoj te jete i qete qe nuk do i

ndodh asgje. Per ata qe duan te

rrezikoje te kene parasysh qe do kene

disa humbje, mbase edhe te medha,

perpara se te arrine ate qe

pretendojne. Shendeti: Luhatje te

shendtit do ti hasni ne Pranvere.

Natyrisht jeni me mire sesa vitet e

fundit.

Qer 26
HISTORIA E SARANDES
icon1 albjug | icon2 Saranda | icon4 06 26 2008| icon31 Koment »

Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.


Pak histori

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin… Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Ágii Saránda në greqisht) (Santi Quaranta në italisht). Saranda ndodhet…


Politika

Kryetar i Bashkisë së Sarandës është Edmond Gjoka


Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Për tu përmendur janë …


Transporti

Saranda ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Përkohësisht mjeti i vetëm i udhëtimit për në Sarandë janë automjetet. Transporti detar i Sarnadës e lidh qytetin vetëm me qytetet greke të Korfuzit dhe Igumenicës. Është projektuar ndërtimi i aeroportit të qytetit në fshatin Vrion, 1 km larg tij.




Pamje nga qytetit

Qer 26
HISTORIA E TEPELENES
icon1 albjug | icon2 Tepelena | icon4 06 26 2008| icon3Komento »

Pak histori

Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

Rrethi i Tepelenës është një nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Tepelenës ka 55,000 banorë (sipas 2005), një sipërfaqe prej 817 km2.Në rrethin e Tepelenës mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqesohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellatspeleologjisë turistike e studimore. Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5.8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmete të tjera ka patur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e rreshjeve është 1426 mm. Ujrat sipërfaqesore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje). Ujrat nëntokësore përfaqesohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormovë, Lekel, Bençë, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj. dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe

Rrethi i Tepelenës ështëe i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të perzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000m.Kryeqendër e rrethit ështëTepelena.

Memaliaj 

Qyteti Memaliaj është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri, por vëmëndja për kete zonë të pasur kishte lindur ne vitet ‘30 me ekspeditat e ndryshme te specialistve italian .Gjatë periudhes së monizmit Memaliaj ishte nje nga qëndrat prodhuese me kryesore të vendit.Në vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton në vit.Me ndërrimin e sistemeve rëndesia e minierës u ul ndjeshëm.Kriza ekonomike dhe veshtirsitë e një ekonomie tregu bën që miniera të shkoj drejt mbylljes. Qyetit Memaliaj është i vendosur rreth 7 km në veri të Tepelenës.

turistike

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral “Tepelena”, ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.

Prodhimi i ujit, ështe një nga të ardhurat kryesore të rrethit, dhe përbënn një nga firmat më të suksesëshme të ujit mineral në rajon.

Emblema e qytetit të Tepelenës

 Emblema e qytetit te Tepelenes ka formën e një shqyti, me tre veçori përkatëse: fushën e kuqe, bedenat e kalasë me ngjyrë të zezë dhe luani që ngrihet mbi bedena me ngjyrë të verdhë. Ngjyra e kuqe e fushës dhe ngjyra e zezë e bedenave përfaqësojnë shenjën e flamurit tonë kombëtar, të shtetit shqiptar. Ato janë pjesë përbërse e flamurit tonë kombëtar. Njëkohësisht, ato simbolizojnë dëshirën e vendasve në shekuj për liri dhe për ta mbrojtur lirinë nga bedenat e kalasë së ndërtuar nga Pasha Aliu.

Luani që ngrihet mbi bedena, me ngjyrë të verdhë, flet qartë për guximin, qëndresën, forcën dhe fitoren. Në fund të shqytës është porta e hapur, që simbolizon mikpritjen, bujarinë dhe shpitin e pastër të tepelenasve.

Emblema është kompozuar nga heraldisti i njohur Gjin Varfi.

Qer 26
HISTORIA E PERMETIT
icon1 albjug | icon2 Permeti | icon4 06 26 2008| icon3Komento »

Pak historia

Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos ra i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Në qytetin e trandafileve siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Kultura

Në qytet vërehet një tolerancë fetare.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti

Qer 26

Pak histori

Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.

16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”

Politika

Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.

Ekonomia

Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .

Kultura

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e “Baletit Rajonal Puljez ” ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates

Arkitektura

Gjirokastër, shtëpi muze

Gjirokastër, shtëpi muze

Turizmi

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane “Antionea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.

Transporti

Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tirane-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Aktualisht po punohet për ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te Lugines se Drinos.Ky aeroport i ndertuar ne vitet ‘30 nga italianet ka pase funksionuar si nje pike lidhjeje e Gjirokastres me qendrat e tjera te Shqiperise.Sot aeroporti me pak investime mund te kthehet edhe ne nje qender per turizmin dhe sportet e ajrit.

Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e një anije ne luginen e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t’i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.

Personalitete nga Gjirokastra

Qer 26
HISTORIA E VLORËS
icon1 albjug | icon2 Vlora | icon4 06 26 2008| icon3Komento »

Pak histori


Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531 sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evliha Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.

Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarësinë dhe formoi qeverinë me Ismail Qemalin në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore ne 1989. dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më

1997, Vlora ishte qëndra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë qe solli dhe rënien e qeverisë.

Sot, Vlora është një qëndër e rëndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Politika

Kryetar i Bashkisë së Vlorës është Shpëtim Gjika. Ne 2003 ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH, vit në te cilën vendosi dhe kanditaturën për kryetar bashkie.

Ekonomia

Vlora është një qendër e rëndësishme tregetare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar ne qytet eshte indrustria e manifaktures tekstile si dhe ajo e ndertimit.

Vitet e fundit ka patur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve,restoranteve,plazheve. Ndertimi i petroliferes mund te demtoje turizmin ne te ardhmen.

Transporti

Transporti rrugor

Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 77 milje e ndajne nga Greqia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobuzë e mjete të shumta,qe mundesojne trasportin e njerëzve.

Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme ben qe hekurudhat praktikisht mos te perdoren pothuajse fare.

Transporti detar

Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për ne Brindisi, Otranto.

Transporti ajror

Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashte perdorimi.

Pamje nga qyteti