Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon perballe ishullit te njohur grek te Korfuzit. Eshte i vendosur ne nje shpat mali.
Pak histori
Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin… Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Ágii Saránda në greqisht) (Santi Quaranta në italisht). Saranda ndodhet…
Politika
Kryetar i Bashkisë së Sarandës është Edmond Gjoka
Ekonomia
Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Për tu përmendur janë …
Transporti
Saranda ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Përkohësisht mjeti i vetëm i udhëtimit për në Sarandë janë automjetet. Transporti detar i Sarnadës e lidh qytetin vetëm me qytetet greke të Korfuzit dhe Igumenicës. Është projektuar ndërtimi i aeroportit të qytetit në fshatin Vrion, 1 km larg tij.
Pamje nga qytetit
Pak histori
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
Rrethi i Tepelenës është një nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Tepelenës ka 55,000 banorë (sipas 2005), një sipërfaqe prej 817 km2.Në rrethin e Tepelenës mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqesohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellatspeleologjisë turistike e studimore. Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5.8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmete të tjera ka patur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e rreshjeve është 1426 mm. Ujrat sipërfaqesore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje). Ujrat nëntokësore përfaqesohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormovë, Lekel, Bençë, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj. dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe
Rrethi i Tepelenës ështëe i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të perzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000m.Kryeqendër e rrethit ështëTepelena.
Memaliaj
Qyteti Memaliaj është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri, por vëmëndja për kete zonë të pasur kishte lindur ne vitet ‘30 me ekspeditat e ndryshme te specialistve italian .Gjatë periudhes së monizmit Memaliaj ishte nje nga qëndrat prodhuese me kryesore të vendit.Në vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton në vit.Me ndërrimin e sistemeve rëndesia e minierës u ul ndjeshëm.Kriza ekonomike dhe veshtirsitë e një ekonomie tregu bën që miniera të shkoj drejt mbylljes. Qyetit Memaliaj është i vendosur rreth 7 km në veri të Tepelenës.
Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral “Tepelena”, ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.
Prodhimi i ujit, ështe një nga të ardhurat kryesore të rrethit, dhe përbënn një nga firmat më të suksesëshme të ujit mineral në rajon.
Emblema e qytetit të Tepelenës
Emblema e qytetit te Tepelenes ka formën e një shqyti, me tre veçori përkatëse: fushën e kuqe, bedenat e kalasë me ngjyrë të zezë dhe luani që ngrihet mbi bedena me ngjyrë të verdhë. Ngjyra e kuqe e fushës dhe ngjyra e zezë e bedenave përfaqësojnë shenjën e flamurit tonë kombëtar, të shtetit shqiptar. Ato janë pjesë përbërse e flamurit tonë kombëtar. Njëkohësisht, ato simbolizojnë dëshirën e vendasve në shekuj për liri dhe për ta mbrojtur lirinë nga bedenat e kalasë së ndërtuar nga Pasha Aliu.
Luani që ngrihet mbi bedena, me ngjyrë të verdhë, flet qartë për guximin, qëndresën, forcën dhe fitoren. Në fund të shqytës është porta e hapur, që simbolizon mikpritjen, bujarinë dhe shpitin e pastër të tepelenasve.
Emblema është kompozuar nga heraldisti i njohur Gjin Varfi.
Pak historia
Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos ra i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Në qytetin e trandafileve siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti
Pak histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.
Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”
Politika
Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.
Ekonomia
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .
Kultura
Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e “Baletit Rajonal Puljez ” ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates
Arkitektura
Gjirokastër, shtëpi muze
Turizmi
Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane “Antionea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.
Transporti
Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tirane-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Aktualisht po punohet për ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit.
Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te Lugines se Drinos.Ky aeroport i ndertuar ne vitet ‘30 nga italianet ka pase funksionuar si nje pike lidhjeje e Gjirokastres me qendrat e tjera te Shqiperise.Sot aeroporti me pak investime mund te kthehet edhe ne nje qender per turizmin dhe sportet e ajrit.
Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e një anije ne luginen e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t’i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.
Personalitete nga Gjirokastra
Pak histori
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531 sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evliha Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarësinë dhe formoi qeverinë me Ismail Qemalin në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti “Mbrojtja Kombëtare”, i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore ne 1989. dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më
Në 1997, Vlora ishte qëndra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë qe solli dhe rënien e qeverisë.
Sot, Vlora është një qëndër e rëndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.
Politika
Kryetar i Bashkisë së Vlorës është Shpëtim Gjika. Ne 2003 ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH, vit në te cilën vendosi dhe kanditaturën për kryetar bashkie.
Ekonomia
Vlora është një qendër e rëndësishme tregetare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar ne qytet eshte indrustria e manifaktures tekstile si dhe ajo e ndertimit.
Vitet e fundit ka patur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve,restoranteve,plazheve. Ndertimi i petroliferes mund te demtoje turizmin ne te ardhmen.
Transporti
- Transporti rrugor
Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 77 milje e ndajne nga Greqia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobuzë e mjete të shumta,qe mundesojne trasportin e njerëzve.
- Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme ben qe hekurudhat praktikisht mos te perdoren pothuajse fare.
- Transporti detar
Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për ne Brindisi, Otranto.
- Transporti ajror
Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashte perdorimi.
|
|
|
|
|











